01 Qershor 2020

KEK-u ndal energjinë elektrike në disa lagje të Prishtinës

Prishtinë, 17 shtator - Me qëllim të kontrollimit dhe testimit të mbrojtjeve rele të daljeve 10 kilovoltëshe, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se do të ndal energjinë elektrike në disa lagje të Prishtinës.

Në një njoftim të koorportatës thuhet se nga ora 12:00 do të shkyçen një pjesë e lagjes ”Arbëria”, një pjesë e lagjes ”Pejton”, Sheshi ”Nënë Tereza”, Zona Industriale-Veternik, rrugët:”Agim Ramadani”, ”Lidhja e Prizrenit”, ”Mark Isaku”, ”UÇK”, ”Xhemail Ibishi”, Gjyqi i Qarkut, Sigurimi Social dhe Fabrika Tjegullorja.

Secila shkyçje është e planifikuar të zgjasë nga 10 minuta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)