25 Prill 2024

KEK-u ka shndërruar ajrin e pastër në helm

Prishtinë, 4 prill - Iniciativa për Zhvillim Lokal në komunën e Obiliqit ka organizuar një protestë kundër nivelit të lartë të ndotjes nga KEK-u dhe numrit të madh të të sëmurëve nga pasojat ndotjes në këtë komunë.

Organizatorët e protestës thanë se ndotja e ajrit në këtë zonë kalon të gjitha standardet evropiane dhe si pasojë e ndotjes së ajrit vdesin rreth 830 persona në vit. Protestuesit kërkuan nga KEK-u që të merr masa për një ambient të pastër përndryshe do të vazhdojnë me protesta edhe më rigoroze në të ardhmen.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Liridon Durmishi tha se ndotja e ajrit në Komunën e Obiliqit kalon qindra herë standardet e lejuara evropiane.

“Jemi duke parë që KEK-u sot mburret me disa filtera që i ka vendosur kinse ka përmirësuar gjendjen në Obiliq, mirëpo ne nga këtu i bëjmë vetëm tri pyetje KEK-ut, çfarë ka bërë me numrin kaq të madh të të sëmurëve të cilët janë të prekur direkt si pasojë e dhe shkaktarë i asaj është KEK-u, d.m.th. numri më i madh i të sëmurëve rreth 830 vdesin në vit, krejt kjo si pasojë i ndotjes së madhe që është ka bënë KEK-u dhe as edhe më të voglin hap nuk ka marr KEK-u në përmirësimin e kësaj gjendje”, tha Durmishi.

Ai ka shtuar se lumi “Sitnica” dikur ishte një oazë ku të rinjtë e Obiliqit e përdornin për t’u freskuar gjatë verës në të, ndërsa sot sipas tij lëre më “Sitnica” por as puset e Obiliqit nuk përdoren për ujë të pijshëm.

Gjithashtu, ai është shprehur se dikur toka e Obiliqit njihej si toka më frytdhënëse në Kosovë, ndërsa sot 78 për qind e pronës së Obiliqit është shpall zonë me interes nacional.

“Ne këtu nuk kemi dal për asgjë tjetër, kemi dal vetëm ta kërkojmë të drejtën tonë elementare të drejtën për të marrë frymë lirshëm sepse edhe ne jemi banorë të Kosovës, edhe ne kemi të drejtë të marrim frymën e pastër ashtu sikur Zoti e ka krijua e jo të ndotur, të helmuar e të kontaminuar ashtu sikur KEK-na e ka shndërruar”, tha Durmishi.

Ai i ka bërë thirrje KEK-ut që të merr masa për përmirësimin e ajrit në këtë qytet, përndryshe sipas tij do të vazhdohet me protesta me numër më të madh dhe më rigoroze deri në plotësimin e kërkesave të tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)