19 Prill 2024

KEK transferon asetet tek Kosovo Çalik Limak Energy

Prishtinë, 8 maj - Komiteti Qeveritar për Privatizim (KQP), projekti për privatizimin e KEDS, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka finalizuar transferin, përkatësisht bartjen e 100 për qind të aksioneve te Kosovo Çalik Limak Energy – KEDS, në bazë të Marrëveshjes së Shitblerjes së Aksioneve.

Pas deklarimit të Këshilltarit të Transaksionit IFC ministrat anëtarë të KQP morën vendim se të gjitha kushtet para përmbylljes të Marrëveshjes për Shitblerjen e Aksioneve janë përmbushur.

Gjithashtu me aprovim nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) të ndryshimit në kontroll Kosovo Çalik Limak Energy, efektivisht merr pronësinë dhe udhëheqjen e KEDS, nga sot.

Sipas marrëveshjeve të transaksionit, Kosovo Çalik Limak Energy do të investoj 300 milionë euro, në rrjetin e shpërndarjes me energji elektrike të vendit.

Ndërsa Qeveria e Kosovës, garanton të gjitha vendet e punës dhe kushtet e kontratave për punëtorët e transferuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)