16 Prill 2024

KEK shkyçi borxhlinjtë e mëdhenj në Hajvali

Prishtinë, 7 shkurt - Koporata Energjetike e Kosovës (KEK) edhe pse aplikon reduktime të ashpra në shumë pjesë të Kosovës dhe ende nuk ka arritur të arketoj borxhet që kanë konsumatorët sot ajo ka intensifikuar edhe më tepër aksionet e shkyçjes së konsumatorëve me borxhe të mëdha dhe ata që e keqpërdorin energjinë elektrike.

Sot KEK ka shkyçur 15 konsumatorë në Hajvali të Prishtinës, me borxhe që shkojnë deri në 10 mijë euro për konsumator.

Shkyçjet janë realizuar edhe falë mbështetjes së pakursyeshme të Policisë së Kosovës, të cilën korporata e falënderon për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, sikurse mediat për raportime të vazhdueshme.

Gjatë aksionit në Hajvali një konsumator ka sulmuar punëtorin e KEK-ut, por ai është arrestuar mënjëherë nga Policia, që ishte në vendin e ngjarjes.

Specifikisht, gjatë shkyçjes punëtori i KEK-ut Ardian Luta është sulmuar nga konsumatori Hysni Demolli me shifër 90022937.

Aksione të njëjta janë zhvilluar sot edhe në pjesët tjera anëkend Kosovës. KEK është duke bërë mbi 10 mijë shkyçje individuale brenda muajit dhe ky numër do të intensifikohet deri në momentin kur të evidentohet edhe borxhliu i fundit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)