07 Dhjetor 2019

KEK prezanton sot investimet mjedisore në Termocentralin Kosova B

Prishtinë, 21 mars - Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitoi Termocentralin Kosova B në Korporaten Energjetike të Kosovës (KEK).

Qëllimi i kësaj vizite është prezantimi i fillimit të investimeve madhore mjedisore në Termocentralin Kosova B, nga ana e menaxhmentit të KEK-ut.

Po ashtu gjatë ditës së sotme Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Temë e diskutimit do të jetë bashkëpunimi mes MMPH-së dhe Komunës së Prishtinës për çështjet si hartat zonale, krijimi i zonave të gjelbra, gjelbërimi vertikal, veturat elektrike, policia mjedisore si dhe tema të tjera mes dy institucioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2019 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Nëntë Gjyqësore në të cilën do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun më të fortë të vitit 2019,  TOP 12 për Seniorët më të mirë, me të cilat edhe përmbyllen garat për vitin 2019. (Palestra e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon turneun final të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin e organizuar” nën moton “Ti mund ta bësh – You Can Do It”, ku do të marrin pjesë ekipet fituese të turneve të mbajtur në 13 komuna. (Kompleksi “Sopa Sport” në Lipjan, ora 10:15)

- Rrjeti i Grave të Kosovës mbledhë 158 organizatat anëtare, përkrahësit individual, partnerët, miqtë, dhe përfaqësuesit e mediave në Kuvendin e 17-të Vjetor të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Misioni i OSBE-së organizon konferencë ku do të prezantojë aktivitetet që Misioni ka organizuar gjatë vitit 2019 me të rinj, siç janë Akademia e OSBE-së për Dialog, Deklarata Ndër-Komunale për Dialog ndërmjet Komuniteteve, si dhe Lojërat Mini-Olimpike për Njerëz me Nevoja të Veçanta, të cilat kanë sjellë së bashku të rinj nga komunitete të ndryshme. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Gecjan Fashion Group sjellë për të 13-in Vit me radhë, ngjarjen më të madhe të modës në rajon “Kosova International Fashion Week 2019”. (Salla e panaireve në Shkabaj, ora 18:00)