19 Prill 2024

KEK përforcoi rrjetin distributiv në distriktin e Mitrovicës

Prishtinë, 7 qershor - Korporata Energjetike e Kosoves (KEK) njofton se ka përforcuar Rrjetin Distributiv në Distriktin e Mitrovicës me investime të reja që arrinë në mbi 500 mijë euro. 


Janë vendosur dy transformator të rinj 10 (20) kV (kilovolt), si dhe afro 25 kilometra rrjet i ri i tensionit të ulët dhe shtyllat e reja të betonit përgjatë tërë trasesë. 


Këto investime kanë bërë që konsumatorët e Distriktit të Mitrovicës të kenë rrjet më të sigurt dhe shërbime shumë më cilësore. Pra, janë eliminuar rreziqet nga rrjeti i vjetër dhe fytet e ngushta. 


Investimet në Rrjetin e Shpërndarjes po bëhen edhe në lokalitete tjera anekënd Kosovës. 


KEK së fundmi ka zgjeruar rrjetin me një transformator 35 kV (8 MVA) në Fushë Kosovë, ka përfunduar zgjerimi i Prishtinës II 110 kV dhe po bën investime edhe në pjesët tjera të rrjetit me investime vetanake, ku po punohet për ndërtimin e nenstacionit 110 kV (kilovolt) Vaganicë, Prishtina VI dhe Gjilani V, gjithashtu po punohet në Prishtinën I 110 kV e shumë projekte tjera për përforcimin e Rrjetit Distributiv. 


Këto investime po bëhen me qëllim që të krijohet siguri më e madhe e furnizimit, të eliminohen fytet e ngushta dhe konsumatorët të kenë shërbime sa më cilësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)