25 Prill 2024

KEK nis me reduktime të energjisë

Prishtinë, 1 nëntor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka filluar me reduktime të energjisë. Në disa zona aplikohen reduktime të ashpra. Disa fshatra të Hasit nuk kanë rrymë për pesë ditë. Zyrtarë të KEK-ut thonë se nuk do t’i sanojnë prishjet për shkak të mos pagesës.

Prishjet në rrjetin e trafo-stacioneve në lagjen Prishtina 3, si dhe disa pjesë të tjera, kanë bërë që mbrëmë dhe sot kryeqyteti të përballet me mungesë të energjisë elektrike. Zëdhënësi Viktor Buzhala arsyetohet me mbingarkesë të energjisë që mund të ketë në këtë periudhë, por sipas tij nuk bëhet fjalë për reduktime.

“Një dalje 10 KË në pjesën rreth Televizionit ka qenë jashtë punës dhe kjo ka bërë që edhe Prishtina 3, përkatësisht linja 35 KË të jetë jashtë punës por ekipet janë në teren. Nuk bëhet fjalë për mungesë të energjisë elektrike por për prishje. Është duke u analizuar situata sesi ka ardhur deri te reagimi i mbrojtjes, por me siguri është paraqitur ndonjë mbingarkesë te ndonjë pjesë e asaj linje”,tha Buzhala.

Madje sipas Buzhalës, furnizimi me energji elektrike është stabil në gjithë Kosovën. Por gjendja në terren është shumë ndryshe. Për shembull banorë të disa fshatrave në rajonin e Hasit janë pa energji elektrike që prej të dielës. Marte Prenkpalaj nga fshati Bregdri, i tha Radio Kosovës thotë se nuk kanë rrymë që pesë ditë.

“ Fshatrat Lugishtë, Kabash, Dedaj dhe Kushnin akoma janë pa rrymë deri në këtë moment. Kjo është e padurueshme. Shumica e shkollave në këto pjesë kanë mbetur pa ujë sepse furnizimi bëhet përmes rrymë. E mos të flasim për gjërat familjare, ushqimore sepse duhet t’i hedhim, sepse është dita e pestë që nuk ka rrymë në fshatra të Hasit të Prizrenit”, tha Prenkpalaj.

Për këtë problem, zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala fajëson banorët për mos pagesë të energjisë.

“ Ka pas disa prishje të KEK-ut si pasojë e motit të ligë, por është politikë e KEK-ut aty ku është niveli i pagës minimal, ose fare i ulët, aty nuk riparohet prishja pa u bërë pagesa në nivel të caktuar”, tha Buzhala.

Sidoqoftë, zyrtarë të KEK-ut kanë thënë vazhdimisht se do të ketë furnizim të rregullt me energji gjatë këtij dimri, por reduktimet, madje në disa zona shumë të ashpra, po zbatohen.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)