26 Maj 2020

KEK investon 570.000.00 euro në Trafostacionet e Prishtinës

Prishtinë, 7 maj - KEK njofton se në distriktin e Prishtinës kanë perfunduar punimet në ndërtimin e katër trafostacioneve 10(20)/0.4 kV. Ky investim kap vlerën rreth 570.000.00 euro dhe po bëhet për furnizimin më stabil dhe më kualitativ me energji elektrike për konsumatorët e lagjeve: N.Llumnica, Sh.Shala, A.Rexha dhe E.Zariqi.

Me lëshimin në punë të këtyre katër trafostacioneve me kapacitetin instalues të çdonjërit prej 630 kVA (kilo volt amper) do të eliminohen fytet e ngushta që paraqiteshin në këto pjesë të qytetit të Prishtinës. Së bashku me këto trafostacione është ndërtuar edhe rrjeti i tensionit të lartë (10(20) kV) në gjatësi prej 2.2km dhe rrjeti i tensionit të ulët (TU) në gjatësi prej 1.5km.

Në perfundim e sipër janë edhe dy trafostacione të tjera me një vlerë rreth 240.000.00 euro. Ky projekt i cili është duke u zhvilluar edhe në distriktet tjera është financuar nga KEK-u dhe Buxheti i Kosovës.

Këto investime do të ndihmojnë në ngritjen e vlerës së aseteve të Korporatës dhe përmirësimin e dukshëm të cilësisë së shërbimeve karshi konsumatorit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2020 - Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave dhe shqyrton raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  do ta vizitojë Oden Ekonomike të Kosovës. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:30)

 - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Luan Qerimaj dhe 4 dëshmorëve tjerë, në Gllogjan. (Te vendi i quajtur Lejthia, Gllogjan, Deçan, ora 11:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim Sfidat dhe nevojat e nënave vetë-ushqyese në kohë (pas)pandemie”  (Përmes platformës online, Google Meet, ora 17:00 - https://forms.gle/HAxFHsHEScpDdMx99)