25 Prill 2024

KEK: Filtrat po punojnë

Prishtinë, 12 shtator - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), demanton fuqishëm deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje që sipas zyrtarëve të saj janë të “pa argumentuara dhe tendencioze” të disa prej strukturave politike.

KEK-u njofton se elektrofiltri po punon me kapacitet të plotë dhe se gënjeshtra të paskrupullta që dëmtojnë qëllimshëm imazhin e KEK-ut mund të demantohen lehtë nga çdo qytetar i Prishtinës, Kastriotit dhe Fushe Kosovës.

Sipas zyrtarëve të KKE-ut secili i interesuar mund të shkojë dhe ta shikojë punën e elektrofiltrit madje kjo mund të bëhet nga pikat e larta edhe nga Prishtina dhe shihet se tymi që del nga njësia A5 nuk shihet thuajse fare me syrin e lirë.

“KEK kërkon mbështetje në punët që po bën, sidomos ato ambientale dhe jo veprime destruktive dhe shpifëse siç është rasti i fundit për qëllime të ulta politike apo personale”. Projektet prej të cilëve po përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit nuk ka çka i trembet askush, por duhet gëzuar\".

\"KEK porositë se pa marr parasysh të gjitha interesat e ulëta politike dhe personale, në ditët në vijim do të vazhdojë me publikimin e monitorimit të emisioneve nga A5 dhe me aktivitetet rreth instalimit të elektrofiltrave në të gjitha njësite aktive të TC “Kosova A” ( duke përfshirë A3 dhe A4) vetëm që t’ju lehtësohet jeta qytetarëve të Republikës së Kosovës”, theksohet në sqarimin e kësaj korporate për medi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)