19 Prill 2024

KEK dhe KEDS akuzojnë njëra tjetrën, Kosova ballafaqohet me reduktimet e energjisë elektrike

Prishtinë, 23 mars - Përderisa qytetarët e Kosovës po perballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrik, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) kane akuzuar njëra tjetrën për mungesën e energjisë elektrike.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike ka thënë se KESCO ka deklarur se po detyrohet të fillojë me reduktime si pasojë e rënies së papritur të Bllokut B2.

"Nga mbrëmë, për shkak të nevojës së balancimit si dhe ruajtjes së sigurisë së Sistemit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga rënia e papritur e Bllokut B2 të Termocentralit Kosova B KOSTT ëska kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizimin me energji elektrike. Kjo gjendje o vazhdon edhe sot", thuhet në njoftimin e KEDS.

Në anën tjetër Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se aktualisht është duke prodhuar rreth 530 megavat orë energji elektrike. Në prodhim aktualisht kemi tri njësi prodhuese, pra dy blloqe të “Kosovës A” dhe me një njësi të “Kosovës B”.

Në prodhim sipas KEK aktualisht jane tri njësi prodhuese, pra dy blloqe të “Kosovës A” dhe me një njësi të “Kosovës B”.

Kurse “Blloku B2” i “Kosovës B” ka dalë nga sistemi sot në orën 06:00 të mëngjesit dhe jo siç u spekulua me hërët nga kompania distribucionit KEDS / KESCO e cila sipas licencës ka për obligim furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

"Pra, kjo njësi nuk është e vërtetë së ka dalë mbrëmë nga sistemi, siç u spekulua përmes komunikatës për media të KEDS /KESCO por ka pasur vetëm një orë ndërprerje dhe gjatë kësaj kohë mungesa e sasisë së energjisë është mbuluar nga KOSST-i."

"Sa për sqarim të qytetarëve, në këtë njësi është ndërprerë prodhimi energjisë elektrike në mënyrë automatike nga sistemi elektronik i instaluar i cili reagon mejnjëherë në momentin kur detektohet ndonjë defekt i vogel për të evitura ndonjë prishje më të madhe në njesitë prodhuësë të Termocentraleve", thekson KEK.

KEK-u sipas njoftimit me kohë ka njoftuar operatoret për paraqitjen  e këtij problemi teknik.

"Në këtë situatë, pavarësisht se KEK-u nuk ka obligime sa i përket furnizimit të qytetarëve me energji elektrike, brenda mundësive ligjore dhe sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellët ka siguruar rreth  90 megavat orë energji elektrike nga Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH)." 

"Për këtë sasi të energjisë elektrike qe na është ofruar në dispozicion nga KESH-i tashme janë njoftuar operatoret përgjegjës të tregut dhe varësisht nga mundësit, kërkesat e tyre dhe planifikimet në baza ditore është shfrytëzuar", thekson KEK.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)