13 Nëntor 2019

KEK: Ddëmtohen izolatorët e nënstacionit Prishtina 2

Prishtinë, 11 shkurt - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në orët e mbrëmjes së ditës së mërkurë, si pasojë e mbingarkesës në asetet e Nënstacionit "Prishtina 2" në nivelin 35kV ka ardhur deri tek djegëja e tre izolatorve.

Kjo avari ka bërë që KEK-u të aplikoj reduktime të dhunshme për një pjesë të qytetit të Prishtinës dhe periferisë së saj, gjegjësisht Veternikut dhe pjesës industriale. QKUK-ja poashtu është prekur nga ky defekt, mirëpo menjëherë është bërë kycja e këtij institucioni në rrjetin dytësor për të evituar problemet në funksionimin e tij.

Prishja në këtë nënstacion ka ardhur nga kërkesa në rritja për energji elektrike nga konsunatorët e kësaj dalje. Një pjesë e këtyre konsumatorve për muaj ma rradhë vazhdojnë ta shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, meqenëse nuk janë duke u furnizuar me ngrohje qëndrore.

KEK sh.a. fton të gjithë konsumatorët të gjejnë forma alternative për ngrohje dhe të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për këtë qëllim. Vetëm duke kursyer energjinë elektrike në dispozicion do të mbrojmë asetet e vlefshme të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Problemi në fjalë në këtë nënstacion do të evitohet brenda më së largu dy orëve, meqenëse ekipet për mirëmbajtje veq kanë evituar pjesën më të madhe të prishjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë konferencën ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’ që ka për qëllim të ofrojë mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t’u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me dy projekte të mëdha të Ministrisë së Infrastrukturës siç janë, rehabilitimi i rrugës Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Mitrovicë ku edhe do të bëhet edhe publikimi i hulumtimit mbi arsyet e vonesave në punime në këto dy rrugë, i titulluar “Rrugë pa fund”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" VoRAE organizon Festivalin Multikulturorë i pari i këtij lloji në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Në kuadër të fushatës “Jo drogë tek të rinjtë”, Task Forca Anti Drogë tek të rinjtë dhe siguri në Shkolla do të organizoj pritje për student, ku do të shfaqin prezantimet me njohurit e tyre lidhur me narkotikët, si dhe do të bashkëbisedojnë me Shefin e Task Forcës Anti Drogë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00) 

- Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenti, Visar Shehu, do të mbajë konferencë për shtyp për ta njoftuar opinionin publik me më të rejat nga fusha e shëndetësisë. (Zyret e Shërbimit Urgjent, rruga Tirana në Prizren, ora 11:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë mban konferencë për media në të cilën do të prezantojë edicionin e 19 - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë i cili organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. (Salla e konferencave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit te Mitrovicës "Muharrem Qena" shfaq premierën teatrore “Kur treni vonohet”, me autor Osman Goranci dhe me regji të Artan Tmavës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:00)