20 Prill 2024

KEK, 100 milionë euro humbje në rrjet

Prishtinë, 11 mars - Hiç më pak se 100 milionë euro, i janë “avulluar” Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) nga humbja e energjisë në rrjetin e shpërndarjes gjatë vitit 2011.

Instituti GAP dhe FIQ, në kuadër të Konsorciumit të Organizatave Joqeveritare për Zhvillim të Qëndrueshëm, në një konferencë për media të dielën kanë publikuar analizën “Çmimi i energjisë elektrike: trendët e ndryshimit dhe ndikimi ekonomik”.

Sipas tyre, humbjet teknike dhe komerciale janë faktor të rëndësishëm në përcaktimin e çmimit. Sipas të dhënave të publikuar nga GAP dhe FIQ, shihet se në vitin 2011, 38.15 për qind e energjisë së injektuar vetëm në rrjetin e distribucionit ishte humbur.

E shprehur si shifër absolute e energjisë, këto humbje kapin shifrën 1.786.177.000 kilovatë orë energji. “Gjatë gjysmës së parë të vitit 2011, çmimi mesatar i energjisë elektrike ishte 5.76 euro centë për kilovatë orë energji.

Shumëzimi i sasisë së energjisë së humbur me çmimin mesatar do të na jepte shifrën monetare të energjisë së humbur, shifër e cila zë shumën e përafërt me 100 milionë euro.

Mirëpo, meqë në këto humbje hyjnë edhe humbjet teknike, të cilat nuk mund të zvogëlohen në zero, atëherë një shifër reale e energjisë së humbur rezulton të jetë rreth 75 milionë euro”, thuhet në studimin e GAP dhe FIQ-it.

Më tej, në studimin e GAP-it thuhet se importet dhe eksportet janë edhe një aspekt i çmimit të energjisë elektrike. Sipas tyre, në vitin 2011, Kosova importoi rreth 14 për qind të konsumit të saj total, ndërsa eksportoi rreth 5 për qind të gjenerimit, por zakonisht energjia e importuar është e kohës së pikut, apo e blerë një-ditë-para. E në anën tjetër, energjia eksportohet gjatë kohës së natës kur kërkesa vendore bie nën nivelin e gjenerimit.

Sipas GAP-it, kjo bën që çmimi i importit të jetë shumë më i lartë sesa ai i eksportit. “Kosova, gjatë vitit 2011, importoi energji në vlerë prej 54.6 milionë euro me çmim 69.66 euro për megavat orë energji, ndërsa eksportoi energji në vlerë prej 12.5 milionë euro me çmim 45.05 euro për megavat orë energji.

Meqë çmimi i importit është shumë më i lartë sesa kostoja e prodhimit të energjisë dhe çmimi i eksportit është me i vogël sesa çmimi i konsumit brenda tregut të Kosovës, importet dhe eksportet ndikojnë negativisht në çmimin e energjisë elektrike”, thuhet në studim.

Më tej ne studim shihet se çmimi mesatar i energjisë elektrike pa taksa në Kosovë gjatë vitit 2011 për amvisëritë me konsum deri ne 5,000 kilovat orë energji ishte 5.76 euro/centë për kilovat orë energji.

Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova paguan më shume për kilovat orë energji sesa Serbia dhe Maqedonia, ndërsa çmim më të ulët se Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, dhe Mali i Zi. Kurse 27 vendet e Bashkimit Evropian në mesatare paguajnë rreth 14.16 cent për kWh17, apo rreth 3 herë më shumë sesa Kosova.

Për sa i përket taksave në energji, Kosova paguan 16%, përderisa mesatarja e shteteve të rajonit është 16.3%.

Sipas GAP-it përkundër faktit që kosovarët paguajnë, në terme absolute, 5.76 centë për kilovat, mundësitë ?nanciare të tyre janë të vogla dhe nuk përballojnë një çmim më të madh të energjisë elektrike. Kjo re?ektohet edhe në të ardhurat për kokë banori, ku Kosova është shteti me numrin më të vogël.

Sipas GAP-it, mesatarja e energjisë në Kosovës është 5.76 centë për kilovat, deri të ardhurat për kokë banori 4977 euro, ndërsa mesatarja e energjisë në Serbi është 5.23 centë, të ardhurat për kokë banori janë rreth 9100 euro për kokë banori.

Duke marrë parasysh që pjesa dërmuese e buxhetit konsumues shpenzohet për nevoja ekzistenciale, ngritja e çmimit të energjisë elektrike do të ishte një barrë e rëndë për qytetaret. Sipas GAP-it kjo barrë mund të rezultojë uljen e arkëtimit të energjisë dhe rritjen e humbjeve komerciale, si pasojë e rritjes së stimulimit për vjedhje të energjisë.

Gjithashtu, kjo barrë mund të shkaktojë pakënaqësi sociale që në rast përkeqësimi mund të shkaktojnë trazira sociale.

Në bazë të të gjeturave të këtij punimi, Instituti GAP dhe FIQ rekomandojnë që humbjet komerciale të eliminohen në kohen me të shpejtë të mundur, ndërsa humbjet teknike të zvogëlohen deri në masën optimale, Qeveria e Kosovës duhet të ulë TVSH-në për energjinë elektrike, pasi që përqindja e uljes së taksës do të re?ektojë direkt në përqindjen e uljes së çmimit të energjisë elektrike, si dhe Qeveria e Kosovës duhet të ulë tantiemën për linjitin i cili do të përdoret në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)