18 Prill 2024

Katër kompani në garë për privatizimin e Distribuimit të KEK

Prishtinë, 6 prill - Komiteti Qeveritar për privatizimin e Kompanisë së Distribuimit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), ka mbajtur sot takimin e radhës me ç’rast janë shpallur kompanitë e para-kualifikuara në procesin e privatizimit të KEDS-it. Afati i fundit për dorëzimin e Aplikacioneve për Para-kualifikim ka qenë 18 Mars 2011.

Njësia për Implementimin e Projektit, ka pranuar aplikacionet prej katër (4) kompanive:

1. Limak Yatirim Enerji Üretim Işletme Hizmetleri Ve Inşaat A. Ş, (”Limak’), e regjistruar në Turqi

2. Çalık Enerji Sanayi ve Ticaret A.Ş. & Çalık Elektrik Dağıtım A.Ş. Consortium, (”Çalik’), e regjistruar në Turqi

3. TAIB Bank BSC (c) – Yildizlar SSS Holding A.Ş. Consortium, (”TAIB’), të regjistruar në Turqi dhe Bahrein

4. Elsewedy Electric, (“Elsewedy”), e regjistruar në Egjipt.

Shqyrtimi i aplikacioneve për para-kualifikim është bërë nga Komisioni Vlerësues, me përfaqësues nga secila Ministri, anëtare e Komitetit Qeveritar të  Privatizimit.

Pas shqyrtimit të detajuar të të gjitha dokumenteve të përfshira në aplikacionet e dorëzuara, Komisioni i Vlerësimit për Para-kualifikim, ka vlerësuar dhe rekomanduar që të katër kompanitë/konzorciumet i përmbushin kriteret e përcaktuara në Dokumentin e Para-kualifikimit. Ky rekomandim është në përputhje të plotë me rekomandimet e Këshilltarit të transaksionit, IFC.

Prandaj, pas rekomandimeve të marra nga Komisioni Vlerësues për para-kualifikim dhe Këshilltari i Transaksionit IFC, Komiteti Qeveritar i Privatizimit të KEDS-it, në takimin e sotëm, më 6 Prill 2011, ka marrë vendim unanim, që kompanitë: ”Limak”, ”Çalik”, ”TAIB”, dhe “Ellsewedy” , të shpallë të Para-kualifikuara në procesin e Privatizimit të KEDS-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)