17 Qershor 2019

Kapacitetet e kogjenerimit shfrytëzohen rreth 50 për qind

Prishtinë, 13 dhjetor - Projekti i kogjenerimit për ngrohje të qytetit me avull nga Termocentrali “Kosova B” momentalisht nga Termokosi është duke u shfrytëzuar me vetëm 50% të kapaciteteve që ofron KEK-u, kjo për arsye se është duke u bërë zgjerimi i rrjetit.

Megjithatë, kogjenerimi po konsiderohet si një projekt ekonomik dhe mjaft i dobishëm për qytetarët. Në këtë drejtim zyrtarë nga KEK-u, inkurajojnë Termokosin dhe të gjitha institucionet tjera relevante që zgjerimin e rrjetit ta vënë në prioritet dhe sa më pare të shfrytëzohet i gjithë potenciali që ofron kjo korporat.

Drejtori Ekzekutivë i TC-Kosova B, Luigj Imeri ka thënë se kapaciteti maksimal i shfrytëzueshëm në kohën e pikut kur temperaturat janë më të ulëta janë arritur diku 70 MW/h energji termike, kjo nënkupton që edhe 70 MW/h të tjera janë në disponim.

"Në këtë rast sipas informacioneve të mia, Termokosi së bashku me institucionet tjera relevante është duke e bërë zgjerimin e rrjetit ta bëjmë zgjerimin e rrjetit sekondar dhe terciar në kuptimin që të kemi mundësi me shfrytëzu edhe këtë pjesën tjetër që ka mbet e pashfrytëzuar. Prandaj në i inkurajojmë që sa më parë ti shfrytëzojnë të gjithë kapacitetin që ofron KEK-u, pra edhe këto 70 MW/h energji termike”, ka theksuar ai. 

Dobit nga projekti i kogjenerimit janë shumë të mëdha duke filluar nga ndikimi i drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit.

“Ajo çka është temë kryesore dhe që na shqetëson të gjithëve është ndotja e ambientit, e ky projekt ndikon drejtpërdrejt në uljen e ndotjes së ambientit, pra me shfrytëzimin e kogjenerimit ulet kërkesa për perdorimin e thëngjillit për prodhim të energjisë dhe shndërrimin e energjisë termike në energji elektrike dhe anasjelltas. Si rrjedhoj, ky projekt ka ndikim të drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit” ka shtuar Imeri.

Përveç ndikimit pozitiv që ka ky projekt në cilësinë e ajrit,  zgjerimi i rrjetit dhe shfrytëzimi i kapaciteteve të plota do të kontribuojë shumë pozitivisht edhe në gjendjen ekonomike të qytetarëve. 

Projkti i kogjenerimit ka filluar në vitin 2014, dhe nga atëherë kemi nje tymtar më pak, që i bie një ndotës më pak.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 qershor 2019

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit "KF Liria" dhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Drejtorja e USAID-it në Kosovë Lisa Magno viziton Ministrin e Shëndetësis dhe takohet me Ministrin Uran Ismailin. (Ndërtesa e Ministrisë së shëndetësisë, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj vizitojnë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor te lapidari i dëshmorit Basri Canolli - Shpendi në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës. (Fshati Marec, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit,C-405, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, kati III, para sallës C301, ora 12:30)

- Mbahet ushtrimi gjithëpërfshires, ku do të simulohet një aksident ajror dhe do të reagohet në perputhje me standardet e Agjencionit Evropian per Siguri ne Aviacion. (Terminali i Aeroportit  "Adem Jashari", ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ambassadori Kosnett do të flasë me rastin e përmbylljes së programit Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet. (Hoteli Emerald, ora 17:30)