25 Prill 2024

“Jeta pa TC Kosova A”

Prishtinë, 27 nëntor - 500 nxënës nga gjashtë shkolla në komunën e Fushë-Kosovës dhe Obiliqit po marrin pjesë në një konkurs vizatimi e pikture, tema e të cilit është “Jeta pas TC Kosova A”.

Konkursi është pjesë e fushatës së vetëdijesimit publik, e cila synon të promovojë rëndësinë dhe përparësitë e dekomisionimit të ardhshëm të Termocentralit Kosova A, për mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit publik të popullsisë së dy komunave, por edhe të Kosovës në përgjithësi.

“Jam shumë e gëzuar të jem pjesë e këtij aktiviteti, si dhe të ofroj kontributin tim për një kauzë që është tejet e rëndësishme për ne dhe për mjedisin në të cilin jetojmë.

Për më tepër, unë shpresoj që termocentrali Kosova A do të dekomisionohet, si dhe të kemi më shumë mundësi të shohim diellin  dhe të thithim ajër të pastër”, tha Diana Maloku, nxënëse pjesëmarrëse në konkurs nga shkolla “Selman Riza” në Fushë-Kosovë.

Veprat e Dianës do të fotografohen dhe vendosen në një faqe në Facebook (http://www.facebook.com/Jetapakosovena?fref=ts), e cila është krijuar si pjesë e fushatës së vetëdijesimit, si dhe që ka marrë tashmë disa qindra “like”. Veprat e krijuara nga pesëqind nxënës fillimisht do të vlerësohen nga shkollat.

Juria kombëtare, e përbërë nga profesionistët e pikturës dhe mjedisit, do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare, e cila do të prezantohet publikisht në një ekspozitë në Prishtinë dhe në një katalog të shtypur.

“Jam i kënaqur që shkolla jonë dhe nxënësit tanë janë pjesë e këtij aktiviteti. Përveç kontributit në një çështje tejet të rëndësishme mjedisore, konkursi është mundësi shumë e mirë për zhvillimin e aftësive praktike dhe artistike të nxënësve”, thotë Z. Besim Zymberi, Mësimdhënës i Artit në shkollën “Selman Riza”.

Shkollat tjera pjesëmarrëse janë ajo e Lismirit dhe Mihal Grameno në Fushë-Kosovë, si dhe shkollat “Ibrahim Rugova”, “Liria” dhe “Abdurrahman Gërguri” në komunën e Obiliqit.

Fushata është dizajnuar si pjesë e projektit “Përkrahja e mëtutjeshme për Procesin e Dekomisionimit të TC Kosova A”.

Projekti, përfituese e të cilit është Ministria e Zhvillimit Ekonomik, është iniciuar dhe financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe është implementuar nga Resources and Logistics (RaL), në partneritet me Italtrend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)