18 Prill 2024

Java fillon me mot të mirë, nga e marta temperaturat regjistrojnë ulje

Prishtinë, 21 shkurt - Në parashkimin e motit për këtë javë, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java fillon me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme me ditët e fundit.

Instituti ka njoftuar se në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu.

Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore.

Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë. Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave.

Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)