05 Gusht 2020

Java fillon me mot jostabil, vranësira, rreze dielli por edhe reshje shiu

Prishtinë, 6 korrik - Në parashikimin e motit për javën e arshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se Java fillon me mot jostabil, vranësira, rreze dielli por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Kjo situatë e motit do të stabilizohet nga dita e mërkurë duke mundësuar mot stabil dhe relativisht të nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, shpejtësia e së cilës në Dukagjin mund të arrijë deri 14 m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 9 m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)