16 Prill 2024

Java e tretë e nëntorit parashihet me mot me diell dhe vranësira kalimtare

Prishtinë, 15 nëntor - Në parashikimin e motit për ketë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur java e tretë e nëntorit parashihet me mot kryesisht të ngjashëm. me diell dhe vranësira kalimtare.

Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha duke e mbajtur ketë situatë relativisht të qetë meteorologjike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Në fundjavë një front me vranësira të dendura parashihet të përfshijë territorin tonë duke  mundësuar që nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)