26 Prill 2024

Java e parë e nëntorit do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm

Prishtinë, 1 nëntor -  Në parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.

Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

IHK thekson se gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)