20 Prill 2024

Java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë

Prishtinë, 1 shkurt - Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë.

Kjo situatë meteorologjike do të vazhdoj gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot relativisht të butë dhe me pak reshje.

Sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve.

Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)