29 Mars 2024

Java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët

Prishtinë, 2 mars - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.

Vranësirat gjatë ditës së martë do të shoqërohen me shi. Shiu do të filloj së pari në rrafshin e Dukagjinit për të përfshirë tërë vendin ditën e mërkure dhe tutje ditëve tjera duke e  vogëluar intensitetin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 – 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 – 18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1 – 13 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)