26 Prill 2024

Java e fundit e tetorit do të vazhdoj me kushte të mira meteorologjike

Prishtinë, 26 tetor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se Java e fundit e tetorit do të vazhdoj me kushte të mira meteorologjike.

IHK ka njoftuar se do të ketë vranësira dhe intervale relativisht të gjata me diell.

Në fushat termike do të ketë rritje të lehta sidomos në vlerat e temperaturave minimale, deri sa ato maksimalet mbesin pothuaj të ngjashme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit dhe prezencës së elementeve meteorologjike.

Ndërsa edhe kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, sepse nuk parashikohet të ketë brymë, (përjashtuar viset e larta malore) sikur javën e kaluar ku prezenca e saj kishte ndikuar negativisht te disa lloje të kulturave perimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)