24 Prill 2024

Java e fundit e shtatorit do të vijoj me kushte të ndryshueshme meteorologjike

Prishtinë, 27 shtator - Në parashikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së java e fundit e muajit shtator do të vijoj me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Kjo situatë  vije si pasojë e ndryshimit të fushave barike dhe elementeve tjera meteorologjike.

Do të ketë vranësira të dendura të cilat nga dita e marte do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas  do të ketë ngritje të lehta të temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)