28 Mars 2024

Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot pranveror

Prishtinë, 22 shkurt - Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si rezultat i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik.

Mëngjesi i së hënës do të jetë me ngrica të lehta, por në viset malore ngricat mbeten të qëndrueshme në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

IHK bën të ditur po ashtu se gjatë këtyre ditëve se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)