18 Prill 2024

Java e fundit e muajit prill me mot të ndryshueshëm

Prishtinë, 27 prill - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm i shoqëruar me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat nga dita e mërkurë do të jenë në zhvillim, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

 Një situatë e ngjashme meteorologjike parashihet edhe ditën e premte, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha, ndërsa, grafiku i temperaturave maksimale do të shënoj rritje të lehta, afërsisht me disa ditë të javës që po e lëmë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)