29 Mars 2024

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë

Prishtinë, 23 nëntor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë.

IHK bën të ditur se moti në mëngjes do te jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme.

Mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, ndërsa sa i përket reshjeve ato mund të shfaqen në fundjavë.

Ky muaj deri më tani nuk ka regjistruar reshje sidomos në rrafshin e Kosovës, deri sa në Dukagjin kishte vetëm riga të dobëta shiu dhe tani së fundi u regjistruan edhe reshjet e dobëta të borës në lartësi mbidetare mbi 800m.

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet – 3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet verilindja ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)