28 Mars 2024

Java e fundit e korrikut do të vijoj me mot të nxehtë

Prishtinë, 27 korrik - Në parashikimin e motit për javën e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e fundit e muajit korrik do të vijoj me mot të nxehtë.

IHK thekson se do të ketë edhe vranësira të cilat do ti takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

Këto masa të nxehta me origjinë nga Afrika do të mbesin të stacionuar mbi vendin tonë pothuajse gjatë tërë javës.

Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e Institutit të shëndetit publik mbeten në fuqi ( nga ora 9-17mundësisht  të kufizohemi nga rrezet e diellit).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten diku për 7-11 gradë Celsius më të ulëta se sa në lartësitë mesatare.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)