25 Prill 2024

Japonia do të përkrahë Kosovën në fushën e ambientit

Prishtinë, 16 dhjetor- Në Tokio të Japonisë sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Dardan Gashi dhe zv/ministri Ilir Mirena janë takuar me zv/Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Kazuyuki Hamada.

Takimi është zhvilluar në vazhdën e vizitës zyrtare të një delagacioni të MMPH’së në shtetin e Japonisë.

Në takim u diskutua për zhvillimin e deritashëm të raporteve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Japonisë, si dhe thellimin e mëtejm të tyre.

Minisitri Gashi ka falenderuar zv/Ministrin Hamada, për ndihmën që Qeveria dhe populli i Japonisë kanë dhënë për Kosovën që prej vitit 1999. Në anën tjetër, edhe zv/Ministri Hamada duke konfirmuar marrdhëniet e mira ndërshtetërore mes dy vendeve ka falenderuar popullin e Kosovës për solidarizimin me popullin e Japonisë pas katastrofës natyrore të marsit të këtij viti.

Gjatë vizitës, ministri Gashi dhe delegacioni përcjellës kanë pasur takim edhe me Zëvendës Presidentin e Oragnizatës Japoneze për Bashkpunim Ndërkombëtarë  (JICA),  Ichikawa Masakazu. Me përfaqësuesin e lartë të JICA-së u diskutua mundësia  që Qeveria e Japonisë të aprovojë kredi të buta për Kosovën në fushën e investimeve në infrastrukturë dhe mbrojtje të mjedisit.

NJëkohësisht, të dy palët u ndanë të kënaqur me projektin për furnizim të komunave të Kosovës me 37 kamion për grumbullim të mbeturinave, financuar nga JICA.

Projekti kap vlerën rreth 5 milion euro, ndërsa kamionet e parë do të sjellen në Kosovë gjatë muajit gusht të vitit 2012. Po ashtu, për të gjitha këta kamion janë siguruar edhe pjesët rezervë.

Ceremonia e nënshkrimit të kontratës do të bëhet të hënën. 
Vazhdimi i bashkëpunimit të mirë mes MMPH-së dhe JICA-as pritet të vazhdojë me mbështetjen për projektin e krijimit të hartave topografike të Kosovës, si dhe projektet të tjera në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinorë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)