19 Prill 2024

Japoni, protesta kundër energjisë bërthamore

Tokio, 12 nëntor - Në Japoni sot u mbajt një demonstratë jashtë Paralmentit, ku pjesëmarrësit i bënë thirrje qeverisë t’i japë fund programit të energjisë bërthamore, pas krizës së shkaktuar nga termocentrali i Fukushimës.

Demonstrata u organizua nga Koalicioni Kundër Armëve Bërthamore. Pjesëmarrësit shprehën frikën për përsëritjen e shpërthimit që ndodhi vitin e kaluar në termocentralin e Fukushimës, të shkaktuar nga tërmeti dhe cunami. Aksidenti e detyroi Japoninë t’i ç’aktivizojë të 50 reaktorët që ishin në funksionim.

Qeveria japoneze ka premtuar të kalojë nga përdorimi i energjisë bërthamore në energji të rinovueshme, si ajo diellore dhe e erës, por nuk ka dhënë ndonjë afat për këtë kalim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)