29 Mars 2024

Italianët të interesuar për investime në energji dhe riciklim të mbeturinave

Prishtinë, 30 maj - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot një delegacion të investitorëve italianë të shoqëruar nga Giovanni Pontotti - Konsul Nderi i Kosovës në Itali, me të cilët bisedoi për mundësitë e investimeve në Kosovë, specifikisht në sektorin e energjisë.

Me këtë rast, Ministri Lluka ka njoftuar afaristët italianë me mundësitë që ofron vendi për investime të huaja, duke nënvizuar masat që Qeveria ka ndërmarrë në avancimin e kornizës ligjore dhe institucionale për të përmirësuar mjedisin biznesor.

Kreu i MZHE-së ka potencuar se në këtë linjë është edhe Ligji per Investime Strategjike, i cili ka për qëllim nxitjen, tërheqjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e investimeve, ku energjia, por jo vetëm, ka prioritet.

Ministri njoftoi afaristët me resurset që ofron vendi në sektorin e energjisë, dhe ftoi ata të investojnë në burimet e ripëtëritshme dhe efiçiencë të energjisë si fusha me potencial të lartë për zhvillim ekonomik.

Nga ana e tyre, investitorët italianë kanë shprehur interesimin e tyre për investime në energji me erë dhe me riciklimin dhe menaxhimin e mbeturinave. Për këtë ata janë dakorduar të aplikojnë si investitorë strategjik, ku investimet priten të jenë rreth 37 milionë euro dhe rreth 100 vende pune.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)