25 Prill 2024

Irani eksporton 6 miliardë dollarë energji elektrike për këtë vit

Teheran, 13 nëntor - Ministri i energjetikës së Iranit ka thënë deri në fund të këtij viti në përgjithësi eksporti i Iranit në fushën e energjetikës, shërbimeve teknike dhe inxhinierike të industrisë së energjisë arrijnë në 6 miliardë dollarë në tregjet ndërkombëtare.

Agjencia informative Mehr ka njoftuar se Maxhid Namxhu ditën e hënë në konferencën e 27-te ndërkombëtare të industrisë së energjisë në Teheran, duke thënë se industria e energjisë në Iran ka arritur në 99% vetëmjaftueshmëri në sigurimin e mallit dhe pajisjeve, ka shtuar:

Parashikohet se deri në fund të këtij viti 100% e mallit dhe pajisjeve të industrisë së energjisë do të projektohen dhe prodhohen brenda vendit.

Ministri i energjisë së Iranit deklaroi: Qysh tani shumica e mallit dhe pajisjeve të industrisë së energjetikës së Iranit eksportohen në vende tjera të botës ndërsa së shpejti tregjet e energjetikës rajonale do të zotërohen nga Irani.

Vitin e kaluar në përgjithësi nga Irani janë eksportuar rreth 3 miliardë dollar shërbime profesionale dhe inxhinierike të industrisë së energjisë në shtete të ndryshme të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)