29 Mars 2024

Intervenohet në rrjetin e ujësjellësit, disa zona mbesin pa furnizim me ujë

Prishtinë, 24 shkurt – KRU”Prishtina” njofton për zonat që do mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 10:00-17:00.

Ekipet teknike gjatë ditës së sotme do të intervenojnë në rrjet, në një pusetë ( në ujëmatës zonal)  në lagjen” Tophane ” në Prishtinë.

Si rrjedhojë e këtij intervenimi pa ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00-17:00 do të mbesin: Një pjesë e lagjes Tophane, rruga” Lidhja e Prizrenit”, rruga” Lidhja e Lezhës”, rruga” Sami Plakolli” ,rruga” Ilir Konushevci” dhe disa rrugica në afërsi të zonave.

KRU”Prishtina”falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe ua bën me dije se gjithçka po realizohet në përmirësim të shërbimeve infrastrukturës ujore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)