19 Prill 2024

Intensifikohen marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë në mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë, 20 shtator - Në kuadër të takimeve me përfaqësues të Ambasadave të akredituara në Kosovë, sot Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr. Albena Reshitaj, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi duke uruar ministren për detyren e re, u shprehë i lumtur që takimin e parë me ministra të Qeverisë së Kosovës po e bënë  me Dr. Reshitaj.

Ministrja Reshitaj e njoftojë ambasadorin Minxhozi mbi prioritetet e ministrisë që ajo drejton, duke përfshirë edhe realizimin e projekteve të përbashkëta mes dy shteteve tona.

Ndersa Minxhozi prezantojë përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive me 27 Nëntor, me ç’rast u dakorduan që shumë shpejtë të mbahen edhe takime tjera në nivel të grupeve punuese për  hartimin e planit të veprimit për realizimin e projekteve të përbashkëta. 

Intensifikimi i marrëdhenieve mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të burimeve ujore, mbeturinave, mbrojtjen e lumenjve, planifikimit hapësinor e fusha tjera që lidhen me këtë Ministri ishin çështjet kryesore të diskutimit në këtë takim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)