23 Gusht 2019

INDP dhe BGF kundër dyfishimit të çmimit te energjisë nga ana e ZRRE-së

Prishtinë, 21 shkurt - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF) kundërshtojnë dokumentin “Vendosja e Obligimit të Shërbimit Publik për Siguri të Furnizimit” nga ana e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Kjo iniciativë sipas tyre është në kundërshtim me rolin kushtetues që ka ZRRE, në kundërshtim me ligjet vendore dhe evropiane dhe synon të legjitimojë kontratën shkatrrimtare për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Me datë 6 shkurt, Zyra e Rregullatorit për Energji ka vënë në diskutim publik dokumentin skandaloz “Vendosja e Obligimit të Shërbimit Publik për Siguri të Furnizimit”.

INDEP dhe BGF konsiderojn se përmes këtij dokumenti, ZRRE synon që të shtyej përpara ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” duke vënë barrën financiare drejtëpërdrejtë në shpinën e konsumatorëve.

"Në një akt të pashembullt, ZRRE ka vendosur të vë “taksë për siguri të furnizimit” e cila do të paguhet nga të gjithë furnitorët e licencuar tek Ndërmarrja e Re (NKEC). Këtë taksë, do ta paguajnë qytetarët e Kosovës përmes çmimeve të dyfishuara të energjisë elektrike", thotë INDEP dhe BGF.

ZRRE sipas tyre nuk ka asnjë mandat për të gjetur modalitete për të akomoduar kontrata të dëmshme që Qeveria e Kosovës nënshkruan.

 Si një institucion që nuk i subordinohet Qeverisë së Kosovës, ZRRE ka në mandatin e saj ruajtjen e interesit publik përmes garantimit të funksionimit të një tregu të konkurrencës së lirë duke vënë bazat për një treg të integruar rajonal.

Të gjitha këto sipas BGF-së dhe INdEP-it shkelen nëse ZRRE vendosë të vëhet në shërbim të një kontrate skandaloze e në kundërshtim të plotë me frymën e pakos së tretë të legjislacionit evropian në fushën e energjisë.

Siguria e furnizimit është e drejtë që nuk duhet taksuar qytetarëve të Kosovës. Energjia elektrike është produkt bazë dhe ofrimi i saj për qytetarët nuk duhet kushtëzuar me taksë për të kompensuar profitin e një ndërmarrje sabotuese të tregut të lirë e të integruar të energjisë.

Projektimi i sigurisë së furnizimit duke u bazuar në një kontratë izoluese për Kosovën nuk garanton asgjë tjetër pos çmime të papërballueshme dhe thellim të varfërisë energjetike për qytetarët e Kosovës.

Siguria e furnizimit është dashur të garantohej me privatizimin e rrjetit të distribucionit. Në arsyetimin e privatizimit, Qeveria e Kosovës kishte përmendur dhjetra herë se privatizimi i rrjetit të distribucionit ishte i domosdoshëm për garantimin e sigurisë së furnizimit.

 Tani, me këtë dokument, ZRRE po shpallë se për siguri të furnizimit qytetarët duhet të paguajnë edhe njëherë nga xhepi i tyre miliarda euro!

INDEP dhe BGF i bëjnë thirrje bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji të mos e miratojnë këtë dokument dhe të heqin dorë nga përpjekjet për të implementuar kontratën izoluese për tregun e energjisë së Kosovës.

"Për më tepër, ne ftojmë Kuvendin e Kosovës, respektivisht Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal të thërras një dëgjim të menjëhershëm për të diskutuar mbi këtë situatë".

"Ne kemi hartuar analizën me komente të detajuara rreth dokumentit të ZRRE-së. Atë ua kemi dërguar sot Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe do t’ua dorëzojmë edhe Kuvendit të Kosovës", thuhet në fund të reagimit te INDP dhe BGF-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)