19 Prill 2024

Inaugurohet gazsjellësi për Evropën Perëndimore

Lubmin, 8 nëntor - Liderët e Gjermanisë dhe të Rusisë inauguruan gazsjellësin strategjik në shtratin e Detit Baltik, i cili do të pompojë gazin natyral nga Rusia për në Evropën Perëndimore.

Kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe homologut të saj rus, Dimitri Medvedev, iu bashkuan kryeministri francez, Fransua Filo, ai holandez, Mark Rute dhe Komisioneri për Energji i Bashkimit Evropian, Gynter Wtinger, në një ceremoni në qytetin verilindor Lubmin.

Medvedev përshëndeti inaugurimin duke thënë se me të po hapet një kapitull i ri i bashkëpunimit Rusi-BE:

“Sot po shënohet një ngjarje e rëndësishme dhe e shumëpritur. Ne po lansojmë gazsjellësin e parë të Nord Stream-it, me të cilin hapet një faqe e re në bashkëpunimin e shtetit me Bashkimin Evropian dhe të gjithë parafolësit e vunë re këtë. Për të parën herë, gazi rus do të depërtojë drejt për drejt tek shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”.

Sipas Nord Stream, pas operacionalizimit në fund të vitit 2012, gazjellësi do të pompojë 55 miliardë metër kub të gazit natyror në rrjetin evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)