25 Prill 2024

IFC: Projekti i KEDS-it konform standardeve ndërkombëtare

Prishtinë, 27 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot në një takim pune Per Kjellerhaug, Menaxher i  International Finance Corporation (IFC) për Ballkanin dhe Elira Sakiqi, përfaqësuese e IFC-së për Shqipërinë dhe Kosovën.

IFC me këtë rast ka shprehur kënaqësinë me realizimin e deritanishëm të projektit të privatizimit të KEDS-it dhe ka theksuar që ky projekt është realizuar duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare.

Ministri Beqaj gjatë takimit me përfaqësuesit e IFC-së ka diskutuar edhe rreth mundësisë së mbështetjes së projekteve në sektorë të ndryshëm, e posaçërisht në infrastrukture, energji dhe sektorin financiar.

Kreu i MZHE-së ka shpalosur disa nga projektet më të rëndësishme të cilat mund të përkrahen financiarisht nga IFC.

Gjithashtu, Beqaj dhe drejtuesit e IFC-së kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, ndërsa kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)