14 Gusht 2018

IFC dhe ZRRE diskutojnë zhvillimet e Burimeve të Ripërtritshme

Prishtinë, 13 qershor - Bordi dhe menaxhmenti i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) janë takuar dje, me 12 qershor 2018, me një delegacion të lartë të IFC (International Finance Corporation), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, për të diskutuar rreth zhvillimeve të deritanishme në sektorin e energjisë dhe në veçanti me ato të Burimeve të Ripërtritshme në vend. 

Përfaqësuesit e IFC kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në këtë fushë si dhe janë interesuar për proceset e aplikuara nga ZRRE gjatë procedurave të shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë nga Burimet e Ripërtritshme të Energjisë (BRE).

Përfaqësuesit e ZRRE kanë njoftuar në lidhje me proceset e zhvilluara deri me tani, e që kanë përfshirë nxjerrjen e legjislacionit sekondar për zhvillimin e procedurave të Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga BRE-të si dhe ato për përkrahjen e investimeve për arritjen e caqeve të përcaktuara për zhvillimin e BRE-ve në vend.

Menaxhmenti i ZRRE ka njoftuar IFC-në se, bazuar në obligimet ligjore që dalin nga Ligjet e Energjisë, ZRRE është angazhuar që të përmbush rolin e saj përmes nxjerrjes së Legjislacionit Sekondar që rregullon këtë fushë, skemës mbështetëse të Tarifave Nxitëse si dhe duke përcaktimit të afateve të kontratave të shitblerjes së energjisë që do të prodhohet nga këto burime.
 
Është potencuar se ZRRE mbetet e përkushtuar në mbështetjen e investimeve në fushën e BRE-ve, duke krijuar procedura pa barriera burokratike dhe kushte të përshtatshme rregullative me qëllim të vetëm që të përmirësohet furnizimi me energji dhe të arrihen caqet e vendosura nga Bashkimi Evropian për prodhimin e energjisë nga BRE-të.

Përfaqësuesit e ZRRE kanë njoftuar të pranishmit se, si rezultat i këtij përkushtimi, deri më tani, janë 64 projekte që u janë nënshtruar procedurave të autorizimit, nga të cilat 24 janë në proces të ndërtimit dhe 11 janë duke operuar.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)