20 Prill 2024

Hudhja e mbeturinave në rrjetin e kanalizimit, rresptësisht e ndaluar

Prishtinë, 7 shkurt - Kompania Rajonale e Ujësjellesit Prishtina ka bërë të ditur se të hedhësh paloma të lagura në rrjetin e kanalizimit është rreptësisht e ndaluar!

KRU Prishtina thekson se të hedhësh gjësende të ngurta në po të njejtin rrjet, në vend se ta përdorësh shportën e mbeturinave, poashtu e ndaluar rreptësisht!

"Dikush nga ne e përdorë rrjetin e kanalizimit për secilën mbeturinë që del nga shtëpia jonë dhe për të vepruar në këtë mënyrë rreptësisht të ndaluar, është shumë e lehtë, por a është veprim i drejtë?! Jo, aspak!", thekson KRU Prishtina.

Rrjeti i kanalizimit nuk është kosh mbeturinash, nuk është i dedikuar as ndërtuar për hudhje të mbeturinave.
 
Zhbllokimi i pusetave nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë madje, shumë i rëndë për ta dhe shpeshherë ndjejnë plogēshti, marramendje dhe u duhet kohë të kthjellen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)