19 Prill 2024

Holtkemper: Se shpejti interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë

Tiiranë, 31 janar - Më në fund hapet drita jeshile për linjën e interkonjeksionit me Kosovën. Këtë e ka pranuar vetë ambasadorja gjermane, Karola Myler Holtkemper sot pas ankesave të saj të shpeshta për bllokimi e këtij projekti.

Por sot, sipas diplomates gjermane, shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për linjën e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë.

“Sapo fola me ministrin e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës dhe ai më siguroi, se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për këtë linjë të transmetimit të energjisë Kosovë-Shqipëri”, është shprehur ambasadorja për Ora News.

Pavarësisht problemeve në këtë projekt Amabasada gjermane vijon që të investojë në sektorin e energjisë. Sipas ambasasdores gjermane, në shkurt do të nisë ndërtimi i linjës unazore, që do të lehtësojë furnizimin me energji për jugun e Shqipërisë.

Qeveria gjermane dhe KFË do të japin 49 milionë euro për ndërtimin e linjës unazore të shpërndarjes së energjisë në pjesën jugore të Shqipërisë.

Projekti është i ndarë në dy lote; i pari parashikon ndërtimin e linjës që fillon nga Vlora deri në Sarandë dhe pjesa e dytë parashikon rehabilitimn e linjës, duke filluar nga Korça, Erseka, Përmeti deri në Tepelenë.

Projekti do të nisë në shkurt dhe pritet që të përmirësojë furnizimin me energji për këto qytete.

Marrëveshja u nënshkrua prej kreut të OST, Arben Ibroja. Sipas Ibros ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me energji në zonat turistike.

Marrrëveshja për linjën unazore të jugut u nënshkrua pas takimit të kryeministrit të Bosnje-Hercegovinës me zv.kryeministrin dhe ministrin e METE-s, Edmond Haxhinasto.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)