28 Mars 2024

Hapet thirrja për #DigData në Energji - financohen projekte deri në 300.000 €

Prishtinë, 19 janar - Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) ka lansuar thirrjen kombëtare për sfidën e të dhënave të hapura (Open Data Challenge), e cila i fton të gjithë ata që kanë ndikim në të dhëna të hapura, bizneset e reja (start-up), shoqërinë civile, sektorin privat, akademinë, gazetarët, inovatorët në fushën e teknologjisë dhe zgjidhësit kreativ të problemeve, që të dorëzojnë propozimet e tyre për mënyrën se si të dhënat e hapura mund të përdoren për zgjidhje dhe politika më të mira në fushën e energjisë.

Marrë parasysh që të dhënat aktuale në dispozicion për fushën e energjisë janë të prezantuara në një mënyrë hutuese dhe jo të plotë, gjë që e bën më të vështirë për qytetarët që t’i kuptojnë dhe interpretojnë ato, aplikantët për #DigDataEnergy pritet të ofrojnë zgjidhje të cilat i ndihmojnë konsumatorëve të kenë qasje në informata të qarta dhe të besueshme për energjinë.

Përdorimi i të dhënave të hapura në energji jo vetëm që do t`i ndihmojë konsumatorët të kontrollojnë konsumin e tyre të energjisë, por edhe do t`i inkurajojë të njëjtit që të ndërmarrin masa për efiçiencë dhe kursim të energjisë, duke zvogëluar kësisoj faturat e energjisë si dhe duke mbështetur politik-bërësit drejt përmirësimit të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të qëndrueshme të energjisë së ripërtërishme në Kosovë.

"Sfidat për të Dhëna të Hapura kanë për qëllim të ndihmojnë shoqërinë civile, sektorin privat dhe akademinë për përdorimin e burimeve të të dhënave të hapura në propozimet për politika dhe të pilotimin e zgjidhjeve  specifike për problemet tona me energjinë.''

''Ne e ndihmojmë qeverinë që të rrisë transparencën dhe ndihmojmë OJQ-të të navigojnë burimet e të dhënave në dispozicion për një bashkëpunim më të mirë me institucionet” – deklaroi Petrit Selimi, Drejtori Ekzekutiv i MFK, me rastin e lansimit të thirrjes për “DigDataKosovo”.

#DigData është një sërë sfidash për të dhëna të hapura të cilat synojnë të përmirësojnë disponueshmërinë publike të të dhënave gjyqësore, mjedisore dhe të fuqisë punëtore.

Në të njëjtën kohë, inkurajon përdorimin analitik të të dhënave nga shoqëria civile, bizneset dhe qeveria që të promovohet vendimmarrja e bazuar në të dhëna dhe të nxitet partneriteti produktive mes akterëve të lartpërmendur. Ky është një aktivitet që implementohet nga MFK, me mbështetjen e Korporatës së Sfidave të Mileniumit - MCC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)