04 Qershor 2020

Hapet fabrika për prodhimin e shtyllave elektrike

Mitrovicë, 30  shtator - U përurua Fabrika për prodhimin e shtyllave elektrike nga betoni i armiruar, partneritet i “Tehno-Betonit” nga Varazhdini dhe Kompanisë “Burimi” nga Mitrovica.

Fabrika e re e quajtur “Tehno Burimi” do të prodhoj shtyllat elektrike nga betoni i armiruar. Në të janë investuar mbi 5 milion euro dhe do të punësohen nga 35 deri në 50 punëtorë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se fabrika e re vjen si rezultat i afarizmit të zhvilluar në mes të Kosovës dhe Kroacisë. “Bashkëpunimi ekonomik ka një rëndësi të veçante në marrëdhëniet në mes të dy shteteve mike. Le të jete ky një shembull i cili do t’i inkurajoj edhe investitorët e tjerë se në Kosovë mund të krijohet partneritet i mirëfilltë”, ka thënë ai.

Në fjalimin e tij në ceremoninë e përurimit, ambasadori i Kroacisë në Kosovë Zllatko Kramariq, ka deklaruar se në mes të Kosovës dhe Kroacisë nuk ka çështje politike të hapura apo të pazgjidhura. “Për këtë arsye duhet ta avancojmë bashkëpunimin në fushën ekonomike,” ka porositur ai. Kramariq me këtë rast ka shprehur bindjen se Kosova do të jetë një nga partnerët kryesor ekonomik të Kroacisë në rajon, duke e vazhduar në këtë mënyrë miqësinë e vjetër në mes të dy vendeve.

Nënkryetari i komunës se Mitrovicës, Riza Haziri, ka deklaruar se ndërtimi i fabrikës së re në këtë komunë që do të angazhonte një numër të rëndësishëm punëtorësh do të ketë efekt të rëndësishëm për Mitrovicën që ballafaqohet me një numër të shume të madh të papunëve.

Përfaqësuesi i TehnoBetonit, Sasha Saçiç, ka deklaruar se kompania e tij është përcaktuar për ndërtimin e fabrikës së shtyllave elektrike të betonit në Mitrovicë për shkak të pozitës së volitshme gjeografike nga e cila do të ekzistonte mundësia të krijohet qasja në Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)