05 Gusht 2020

Greqi, Investimet në energjinë diellore do hapin 60.000 vende pune

Athinë, 18 prill - Rreth 60.000 vende pune dhe të ardhura 15 miliardë euro vlerëson ministri i mjedisit, energjisë dhe ndryshimit klimatik, Jorgos Papakondtandinu, efektin e programit të energjisë diellore, Helios, siç deklaroi për gazetën gjermane Die Welt.

Siç thekson gazeta, Greqia synon të marrë vetë në dorë të ardhmen e industrisë sëv et dhe të ngrihet përsëri në këmbë, pas përfundimit të programit të ndihmës europiane në 2016- 2-17. “Pastaj, energjia diellore greke do të jetë e disponueshme me çmime tregu, me një rritje normale kundrejt çmimeve të sotme”, thekson ministri.

Ministri i referohet edhe “eksportit statik”, që parashikohet nga dispozita të Komisionit Europian. “është hera e parë që dikush përdor mundësinë e eksportimit fiktiv. Energjia do të konsumohet në Greqi, por do të përllogaritet në bilancin energjitik të vendeve blerëse”, shpjegon papakonstandinu dhe shton se Greqia po zhvillon negociata me Luksemburgun dhe Italinë, dy vende që nuk mund të arrijnë objektivin ambicioz të BE për shtimin e energjisë nga burimet e rinovuershme në 20% deri në vitin 2020.

“Negociata po bëhene dhe me Gjermaninë, e cila, ndonëse e arrin objektivin e vet, interesohet të reduktojë koston e energjisë përmes importit të rrymës diellore greke, qoftë në mënyrë reale, qoftë në mënyrë statike”, theksoi Papakonstaninu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)