21 Nëntor 2019

Gren Art Center me aktivitet në Vushtrri për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit

Prishtinë, 16 tetor - Green Art Center do të organizojë aktivitet në sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në komunën e Vushtrrisë i cili do të mbahet i inicuar nga 36 klube të gjelbëra nga shkollat e komunës në përkrahje të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në kuadër të projektit “Shërbime të qëndrueshme komunale”.

Përndryshe Vushtria është vlerësuar edhe si komuna më e suksesshme në nivel kombëtar, për sa i përket menaxhimit të mbeturinave dhe Ndarjen për riciklim të tyre.

Në aktivitet do te jenë të pranishëm edhe Xhafer Tahiri - kryetar, Znj. Alexandra Linden – përfaqësuese e GIZ-SMS si dhe Christian Heldt ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Kosovë.

Ky aktivitet synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Për më tepër,  kontributin e qytetarëve për të mbështetur shërbimin e ri të procesit të ndarjes dhe riciklimit të mbeturinave përmes Klubeve të Gjelbra të cilat janë grupe vullnetarësh të formuar nga Green Art Center-Prishtina (GAC) në institucionet arsimore në Kosovë që kryesisht janë të angazhuara në aktivitetet që synojnë pasurimin e sipërfaqeve të gjelbërta në shkolla si dhe krijimin e hapësirave të përdorshme për nevoja ditore në institutcione arsimore publike, ngritjen e kapaciteteve të nxënësve në trajtimin e çështjeve të ndryshme mjedisore si dhe aktivitetet e punëtorive profesionale që implementohen në terren me qëllim ngritjen dhe ndërgjegjësimin e qytetarë në Kosovë për çështje mjedisore.

Qëllimi kryesor i këtij veprimi të gjelbër është rritja e pjesëmarrjes së të rinjve dhe shoqërisë civile në aktivitetet mjedisore në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e procesit të zvogëlimit dhe ndarjes së mbeturinave.

Kësisoj, edhe Organizata ‘Green Art Center’ sikurse edhe më herët, falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtar, po arrin me sukses të shtrijë dalëngadalë kulturën për riciklim, e rëndësishme për vetëdijesimin e secilit për një mjedis të pastër jetese.

Ky organizim i bashkëngjitet të gjitha aktiviteteve të GAC-it në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe që do të ndihmoj në ngritjen e vetëdijes qytetare për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 nëntor 2019

- Institucioni i Avokatit të Popullit, me mbështetje të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian organizon festimin e përvjetorit të 19-të Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini" organizon hapjen e Panairit te Parë të Punës dhe Karrierës. (Universiteti i Mitrovicës, ora 10:00)

- Me rastin e 23 vjetorit të vdekjes së Dr. Xhavit Ahmetit, anëtarit të Kryesisë dhe veprimtarit të LDK-së, Kryesia e LDK-së, bën homazhe te varri i tij. (Lagjja Arbëria, ora 10:30)

- Kosovo Center for Business Support organizon tryezën me temën “Si ti zëvenësojmë Qeset e Plastikës pa u dëmtuar Bizneset” dhe cilat hapa duhet t’i ndërmarrim lidhur me zbatimin e planit të MMPH-së për zvoglimin e përdorimit të qeseve të plastikës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencë për media, ku temë do të jetë tarifat e vendosura nga kompanitë e sigurimeve. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë bashkëbisedim në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe përfaqëuesve të sindilkatave në Kosovë, me titull: "Mbështetja e fuqizimit sindikal në vendin tonë". (Hotel Grand, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe ADMOVERE organizojnë aksionin protestues lidhur me vendimet e Këshillit të Etikës, për plagjiatura dhe avancime jo meritore në UP. (Para ndërtesës së Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës organizon konferencë me rastin e organizimit “Thirrja e Tretë për Projekte të Fondit të Ballkanit Perëndimor”. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen Velania.  (Lagjja Velania në parkun përballë SOS Fshatit, ora 12:00)

- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nga Tirana do të mbaj një diskutim të hapur me komunitetin teatror, publikun dhe mediat e Kosovës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen Bregu i Diellit. (Parku afër SHFMU “Ismail Qemali”, ora 14:00)

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova do të marrë pjesë në një debat për dhunën në familje në Mitrovicë të Veriut. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicë të Veriut, ora 14:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit Amerikan, American Advising Center Education USA, organizon “Alumni Fair - Panairi i të diplomuarëve në SHBA”. (Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 14:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Terzive dhe hapësirës përreth. (Pranë Urës së Terezive në Gjakovë, ora 16:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen e Spitalit". (Afër SHFMU “Pavarësia”, ora 16:00)

- Në kuadër të Global Entrepreneurship Week, do të mbahet ngjarja “Are you a Champion of Success?” organizuar nga Ardian Hoxha dhe Oda Amerikane e Kosovës në bashkëpunim me ICK, Venture UP dhe Jakova Innovation Center. (Swiss Diamond, ora 17:00)