23 Korrik 2019

'Gratë në Energji' mbledhë vajzat nga Prizreni

Prizren, 14 mars - Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës (MFK) ishte sot në Prizren për sesionin informativ të radhës për programin e bursave “Gratë në Energji”.

Violeta Krasniqi Rexha, në hapjen e sesionit informativ prezentoi qasjen e MFK-së për uljen e pabarëzisë gjinore në sektorin e energjisë përmes projekteve të ndryshme në këtë sektor.

Sa i përket programit të bursave, WE / Gratë në Energji, ajo tha se ky program synon të mbështesë gratë dhe vajzat të avancohen dhe gjejnë punë në këtë sektor. Ndërkaq, për programin e ardhshëm për gratë ndërmarrëse, ajo tha se ky program do të aspirojë t’i ndihmojë gratë që ta ulin koston e veprimtarisë së tyre ndërmarrëse përmes uljes së kostos së energjisë.

Mackenzie Welch, përfaqësuesja nga MCC, tha se agjensioni fenderal MCC vlerëson përfshirjen sociale dhe gjinore në Kosovë. Ajo shtoi se MCC është e entuziasmuar për mundësinë që vajzat nga Kosova të trajnohen në ShBA që më pas të inkuadrohen në tregut të punës.

Specialisti për energji nga MFK, Vigan Perani tha se sektori i energjisë në Kosovë është në rritje dhe do të ketë nevojë për kapacitete të reja. Ai bëri thirrje për shfrytëzim të kësaj mundësie për avacim profesional të grave dhe vajzave të interesuara në mëtë fushë.

Në fund, Gresa Statovci, konsulente për punë praktike dhe bursa nga MFK, duke u bazuar në përvojën personale si bursiste në SHBA, inkurajoi pjesëmarrëset të mos e humbin këtë mundësi për zhvillim profesional dhe atë personal. Statovci përfundoi sesionin duke prezantuar detajisht të gjitha informacionet lidhur me procesin e aplikimit për bursa.

Përmes programit të MFK-së për bursa 25 vajza dhe gra kosovare do të kenë mundësi të përfitojnë bursa me mbulim të tërësishëm të studimeve dhe qëndrimit 2-vjeçar në Iowa të SHBA dhe kolexhe tjera te akredituara.

Turneu informativ organizohet në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare ARDA-RDA

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)