28 Mars 2024

“Google” investon në energjinë diellore në Gjermani

Berlin, 9 prill - Kompania “Google” paralajmëroi investim disamilionësh në ndërtimin e elektrocentraleve diellore në afërsi të Berlinit, që është projekti i parë investues i kompanisë në sektorin e prodhimtarisë ekologjike të energjisë në Evropë.

“Google” dje informoi se do të investojë 3,5 milionë euro në njërin prej elektrocentraleve më të mëdha diellore gjermane në shtetin federal gjerman Brandenburg, ku edhe gjendet edhe Berlini.

“Deri në gjysmën e parë të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar në këtë vend gjendej një poligon i ushtrisë ruse. Na vjen mirë që tani do të përdoret për qëllime tjera”, publikoi kompania në bllogun e saj për politikë evropiane.

“Google” bëri të ditur se centrali diellor do të prodhojë energji elektrike për 5.000 shtëpi në këtë rajon. Investimin doemos duhet ta aprovojnë trupat kompetentë rregullatorë. Vigani i softuerit tashmë investoi në projekte energjetike që shfrytëzojnë energjinë e erës.

Paralajmërimi ndodhë në kohën kur Qeveria gjermane po tenton të ridefinojë ardhmërinë e politikës bërthamore në vend, duke marrë parasysh katastrofën e centralit bërthamor në Fukushima të Japonisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)