23 Prill 2024

Gjilani shpërblehet me 294 mijë euro grant për performancë në mjedis

Gjilan, 17 nëntor - Komuna e Gjilanit është shpërblyer me grant nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), në bashkëpunim me organziatën gjermane GIZ në shumën prej 294 mijë euro, për performancne lartë në fushën e mjedisit.  

Kryetari në detyrë i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar MMPHI për vlerësimin e lartë për Gjilanin.

“Ashtu siç jeni njoftuar në fillim të vitit 2021 kur është bërë lansimi i raundit të tretë të Grantit të Performancës Komunale - Mjedisi i Pastër, komunat i janë nënshtruar tri kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikatorë të Qeverisjes së Mirë, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në MAPL dhe 8 indikatorë të Menaxhimit të Mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agejncionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës (AMMK) në MMPHI."

"Sipas procesit të vlerësimit për kritere të qajes dhe indikatorët e performancës, për të cilat detaje jeni njoftuar në Kartën e Vlerësimit, gjatë muajit shtator 2021, komuna juaj fiton 294, 519.00 euro”, thuhet në njoftimin dërguar kryetarit Haziri nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)