04 Gusht 2020

Gjilani, marrëveshje me korporatën gjermane për vendosjen e 200 kontejnerëve

Gjilan, 15 Korrik - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshjen me korporatën gjermane,"Solar Outdoor Media G.M.B.H", për vendosjen e 200 kontejnerëve të avancuar për mbeturina në pjesë urbane të qytetit, në vlerë prej rreth 400 mijë euro, që është në interes të mbrojtjes së ambientit dhe interes publik.

Pas nënshkrimit të aneks-marrëveshjes, kryetari Haziri ka thënë se kjo ka të bëjë me shtyrjen e afateve kohore të implementimit të marrëveshjes fillestare, për shkak të pandemisë Covid-19, e cila ka bërë që “Solar Outdoor Media Kosovo-L.L.C”, të jetë e ndikuar nga masat e marra në nivel europian për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

“Kjo situatë ka pamundësuar prodhimin si dhe transportimin me kohë të kontejnerëve, prandaj sipas tij aneks-marrëveshja është për shtyrje të këtij afati”, ka thënë Haziri.

Zbatimi i kësaj marrëveshje sipas planit të dakorduar për vendosjen e tyre do të fillojë në muajin shtator të këtij viti dhe projekti sipas dinamikës zgjas deri në shtator të vitit 2021.

Komuna e Gjilanit mirëpret investitorët e huaj dhe punon vazhdimisht në krijimin e kushteve më të mira për investime duke krijuar kështu ura lidhëse me partnerët dhe donatorët e shumtë nga vende të ndryshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)