24 Prill 2024

Gjilani fiton grantin për performancë në mjedis në vlerë prej 100 mijë euro​

Gjilan, 20 dhjetor - Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, pas vlerësimit të komunave të Republikës, ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit ka përfituar një grant prej mbi 100 mijë euro.

Ky grant është vlerësim për Gjilanin për performancën e mirë  në aspektin e mjedisit të pastër.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe organizatën GIZ për vlerësimin e lartë dhe të vazhdueshëm për Gjilanin, duke theksuar mjetet do të investohen në një projekt komunitar, i cili do të bëhet publik së shpejti.

Për ta fituar këtë grant, Gjilani i është nënshtruar tri kritereve të qasjes, është vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale në MPL dhe 8 indikatorë të Menaxhimit të Mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në AGjencionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës.    

Ndryshe, ky është granti i dhjetë i performancës që Komuna e Gjilanit e fiton brenda më pak se katër vjetësh, në vlerë totale prej mbi 2 milionë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)