26 Prill 2024

Gjermania financon me 10 milionë euro zgjerimin e ngrohtores së Prishtinës

Prishtinë, 29 mars - Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga  Banka Zhvillimore Gjermane (KfW)nënshkruajnë marrëveshjefinanciare të grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza VIII dhe IX - Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”, në vlerë prej 10 milionë euro.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza, Shefi i divizionit për energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në zyrën qendrore të KfW-së Juergen Kern, projekt menaxheri përgjegjës për projektet e KfW-së në sektorin e energjisë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë Nico Schuetzhofer si  dhe Kryeshefi  ekzekutiv i NP “Termokos” Naser Canolli.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë  edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, si dhe projekt menaxheri përgjegjës për projektet e KfW-së në sektorin e energjisë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë Nico Schuetzhofer.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë Prononcim për Media !

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)