26 Prill 2024

Gjermania do të investojë 350 miliardë euro në energjetikë

Berlin, 18 shkurt - Kryetari i Federatës së Industrisë Gjermane, Ulrich Grillo, sheh tek ndryshimet në sektorin e prodhimit të energjisë mundësi të reja ekonomike për sipërmarrjet gjermane.

“Deutsche Welle” shkruan se deri në vitin 2030 do të investohen rreth 350 miliardë euro sipas Grillo-s  në \"Intervistën e Javës\" në radion gjermane “Deutschlandfunk”.

Sipas llogaritjeve të Federatës së Industrisë Gjermane (BDI), kjo shumë është rreth 2-3 herë më shumë se pa revolucionin në sektorin e energjisë. \"Pa revolucionin në fushën e prodhimit të energjisë vëllimi i investimeve do të ishte rreth 100-150 miliardë Euro\" , tha Grillo.

Kësaj i shtohet edhe një volum deri në 80 miliardë euro nga mundësitë e reja në sektorin e eksportit, për shkak se përmes shpikjeve dhe zhvillimit të teknologjive të reja kompanitë gjermane kanë një avantazh teknologjik në këtë sektor.

Në të njëjtën kohë Grillo bëri thirrje për ndryshime në Ligjin për Energjitë e Rinovueshme. Përveç të ashtuquajturës frenë për çmimin aktual të energjisë për konsumatorët tashmë është e nevojshme një frenë në anën e kostove.

Problem përbën sipas Federatës së Industrisë Gjermane manipulimi i motivuar politikisht i kursit të këmbimit monetar. Kryetari i Federatës së Industrisë Gjermane, Ulrich Grillo, tha për gazetën \"Rheinische Post\" se \"vendimtare është që monedha të vlerësohet pa ndërhyrjen e politikës në treg.\"

Sa i përket diskutimit për përcaktimin e një kuote për numrin e grave në poste drejtuese kompanish dhe bordeve të mbikëqyrjes, Grillo tha në radion gjermane “Deutschlandfunk” se Federata e Industrisë Gjermane (BDI) preferon në këtë çështje një rregullim vullnetar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)